Kalo te lënda

New York Times: Bregdeti shqiptar, destinacion për tu vizituar në vitin 2014

f1_11breg1389441729New –York, 11 janar – Prestigjiozja amerikane, “New York Times” ka bërë një renditje të 52 vendeve më që duhen vizituar gjatë vitit 2014, ku bregdetin shqiptar e ka vendosur në vendin e katërt.

Për secilin nga këto vende “New York Times” ka dhënë karakteristikat kryesore dhe nuk heziton ta përshkruajë bregdetin shqiptar si një vend mjaft të bukur dhe me çmime të lira njëkohësisht, duke e krahasuar me Evropën kohë më parë.

“Po sikur të mund të kombinoni bukurinë e thyer që do të gjeni në bregdetin dalmat të Kroacisë me rrënojat e pazbuluara të Turqisë dhe Greqisë me natyrën e butë karakteristike të zonave rurale të Italisë, me një çmim shumë më të lirë se zakonisht. Patjetër që kjo mund të ndodhë në bregdetin e Shqipërisë. Ky vend i ndodhur mes Greqisë dhe Malit të Zi ndodhet 72 kilometra në lindje të Italisë, në brigjet lindore të Adriatikut dhe ka plazhe të rrethuar me gurë gëlqerorë, një vend si Butrinti dhe hotele me pamje nga deti ku mund të qëndrosh për më pak se 50 dollarë nata.”- thuhet në shkrimin e “New York Times”.

“Është njësoj si Evropa kur ka pasur çmime të lira. Zhvillimi i shfrenuar kërcënoi ta shndërronte të gjithë bregdetin në beton në vitet pas komunizmit, por qeveria e re që mori pushtetin këtë vit, ka premtuar se do ta lërë bregdetin si në fillim”- vijon më tej përshkrimi për Shqipërinë.

Ndërkohë në vend të parë, gazeta e njohur ka klasifikuar Cape Town në Afrikën Jugore, në vend të dytë Christchurch në Zelandën e Re, ndërsa në vend të tretë Bregun Verior në Kaliforni.

Lini një koment