Kalo te lënda

Kim Mehmeti, BDI-së: Leninista që mbroni interesat e Serbisë

fotoIUKD1XCPTash e një kohë shkrimtari dhe publicisti nga Maqedonia, Kim Mehmeti ka zgjedhur rrjetet sociale për tju drejtuar mbi 104 mijë anëtarëve në profilin e tij në Facebook. Kësaj radhe Mehmeti nuk e ka kursyer gjuhën e tij për partinë shqiptare në pushtet, Bashkimin Demokratik për Integrim.

Postimi i plotë i Kim Mehmetit:

“Mbledhja e përbashkët e qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës në Prizren, le të shënojë nismën e mbarë të veprimit tonë të ardhshëm mbarëshqiptarë. Në ndërkohë, ne shqiptarët e Maqedonisë, duhet ta pengojmë nismën e VMRO-DPMNE-së e BDI-së që të na integrojnë në Serbi. Pra duhet t’u themi hapur drejtuesve të BDI-së që ne e dimë se kozmopolit e leninist siç janë, ata denjësisht do i mbrojnë interesat e Serbisë nëpërmjet ambasadave të përbashkëta, por duke u vënë në krahë të një Serbie që ende nuk ka kërkuar falje për krimet e bëra në Kosovë, të një Serbie që ende donë të përfitojë nga kufomat e kosovarëve që prehen në tokën e saj, drejtuesit e BDI-së, me dorën e vet janë duke e shkruar faqen e re të librit që do rrëfejë për kohët kur na ndodhnin shumë gjëra të turpshme, por s’kishte kush të turpërohej!”

Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski ka thënë se ideja nuk është që të dy shtetet të kenë diplomaci të përbashkët por të shfrytëzojnë hapësirat e njëjta. Sipas tij, misionet diplomatike do të jenë të ndara dhe ato nuk do të veprojnë bashkërisht por ndaras. Për kryeministrin maqedonas prapavija e përfaqësive të përbashkëta diplomatike është financiare dhe jo politike.

Ndërsa, Bashkimi Demokratik për Integrim ka arsyetuar idenë për përfaqësi të përbashkëta diplomatike me disa vende të rajonit përfshirë edhe Serbinë. Sipas partisë së Ahmetit kjo paraqet praktikë evropiane dhe se paragjykimet mes vendeve të rajonit duhet të kapërcehen.

Lini një koment