Daçiq të martën në Kosovë
Mbledhja e sotme e qeverisë kosovare dhe asaj shqiptare, dhe nënshkrimi i deklaratës për bashkëpunim dhe partneritet strategjik ndërmjet këtyre dy republikave duket se ka shkaktuar “xhelozi” në Beograd.
Kjo për shkak se siç ka mësuar Indeksonline nga burime të sigurta , kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq, do të vizitojë Kosovën vetëm tri ditë pas kësaj mbledhje.
I njejti burim nuk e ka spjeguar arsyen se pse Daçiq do të vizitojë Kosovën të martën, për çka lë për tu kuptuar se kryeministri serb do të bëjë këtë vizitë pikërisht për të iu kundërpërgjigjur “Lidhjes së Prizrenit”.