As pas 15 vitesh nuk zbulohet vrasësi i Enver Malokut
Sot bëhen 15 vjet nga vrasja ende e pazbuluar e gazetarit dhe intelektualit, Enver Maloku. Në kujtim të kësaj vrasje, Me rastin e 15 vjetorit të vrasjes së Enver Malokut, ish-drejtor i Qendrës për Informim të Kosovës (QIK) me seli në Prishtinë, Dega e Tretë e LDK-së në Prishtinë, do bëj homazhe te vendi i vrasjes, ndërsa do ta vizitojë edhe familjen Maloku.
Në kujtim të babait të saj, në rrjetin social facebook ka shkruar edhe e bija e tij, gazetarja e televizionit publik, Doruntina Maloku. Ajo kujton 5475 ditët pa babanë e saj.
Më poshtë, i plotë komenti i Doruntina Malokut
15 vjet pa Babin tim!
“Bab, po me dhemb shpirti. Syte me jane thare aq lote sa kam derdhur per ty. Kam mbushur qindra faqe duke shkruar per ty, per humbjen tende, per mallin qe ndjej.
Ah sa mall kam te ta ndjej aromen, te te perqafoj, te qeshemi bashke e te diskutojme per librat! Sa me mungove ne momentet me te rendesishme te jetes sime. Ti nuk ishe aty, as kur u bera nuse, as kur u bera nene! Nuk ishe as ne ditelindjet tona, as ne darkat e festave e as ne ndejat e miqve! Nuk perjetove as gezimin e te berit Gjysh!
Bab, e din cka me dhemb me se shumti? Nje gje! Qe asnje dite te jetes tende nuk jetove i lire ne vendin tend! Nuk e pe endrren te te behej realitet! Jo pse ti nuk deshe, porse ata nuk deshen te te shihnin ta shijoje lirine e tokes ku u rrite!
Oh cfare dhimbje! Vetem Zoti e di sa e madhe qe eshte!
E di ti Bab qe me mijera here e kam tradhtuar premtimin qe ta kam dhene, se do te behesha e forte e nuk do te qaja! E di! Thenia se njeriu eshte me i forte se guri, na qenka e vertete!
Bab, kaluan 15 vjet, respektivisht 5475 dite pa ty! Do te kalojne edhe po kaq dite e ndoshta edhe disa here me shume, por dhimbja qe kam per ty do te mbetet e njejte. Vec krenaria per TY do te me rritet cdo dite!