Shtyhen seancat inaguruese në veri për në mbrëmje
Zyra e Zëvendëskryeministres dhe njëherësh udhëheqëses për zbatimin e marrëveshjes për normalizim, Edita Tahiri, njofton se seancat inauguruese të komunave në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, janë shtyrë për t’u mbajtur sot në orët e mbrëmjes pas pozicionit të qartë që ka mbajtur Bashkimi Evropian, se këto inaugurime dhe puna e tyre duhet të bëhet në pajtueshmëri të plotë me ligjet e Republikës së Kosovës.
“Nëse ndonjë nga kryetarët e zgjedhur apo anëtarët e kuvendeve komunale veprojnë në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, atëherë Qeveria e Kosovës do të ndërmerr veprimet konkrete ligjore për ti shpallur ato jolegale”, thuhet në një komunikatë të qeverisë së Kosovës. Delegacionin nga Kosova e ka kryesuar zëvendës-kryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri.
Me ketë rast, Qeveria e Republikës se Kosovës edhe njëherë rikonfirmon qëndrimin se konstituimi dhe funksionalizimi i komunave të reja duhet të bëhet në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe Ligjet e Republikës së Kosovës. Nëse ndonjë nga kryetaret e zgjedhur apo anëtarët e kuvendeve komunale veprojnë në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, atëherë Qeveria e Kosovës do të ndërmerr veprimet konkrete ligjore për ti shpallur ato jolegale.