Sami Lushtakun do ta mbrojë avokati izraelit
Megjithëse i është refuzuar përkohësisht licenca avokatit izraelit Nick Kaufman nga Oda Ekonomike e Kosovës, burime të Telegrafit bëjnë me dije se Kaufman do të jetë avokat mbrojtës i Sami Lushtaku në rastin e njohur si “Grupi i Drenicës, meqenëse është shtetas i Britanisë së Madhe dhe nga atje do të licencohet për ta mbrojtur Lushtakun.
Izraeliti nuk ka mundur të licencohet nga Oda e Avokatëve të Kosovës pasi që Kosova nuk ka reciprocitet me Izraelin në këtë drejtim.
“Po Sami Lushtaku do ta ketë avokat mbrojtës avokatin izraelit basi që ai është shtetas edhe i Britanisë së Madhe dhe nga atje do të licencohet për të mbrojtur, Sami Lushtakun”, kanë thënë burime të Telegrafit të afërta me procesin.