Kalo te lënda

Përfundon takimi FFK-FSS, ka disa përparime

fvTakimi ndërmjet krerëve të Federatës së Futbollit të Kosovës, atyre të Serbisë dhe presidentit të FIFA-së, Sep Blatter ka përfunduar para pak minutave.

Tema e këtij takimi ishte mundësia që Kosova të zhvilloj ndeshje miqësore ndërkombëtare me përfaqësuesen A.

Në dallim prej takimit të parë, i cili është mbajtur me 28 tetor të vitit të kaluar, ky takim ka sjell disa përparime.

“Takimi sapo ka përfunduar, dhe ka sjell disa përparime në dallim prej mbledhje së kaluar”, ka deklaruar Vokrri për Express nga Zurich.

Ai nuk ka dashur të jap më shumë hollësi rreth këtij takimi, derisa ka njoftuar se FIFA të hënën do të marr një vendim për ndeshjet miqësore.

Daçiq: Serbia nën presion

Ndërkohë, për takimin e mbajtur në Zurich ka folur edhe kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.

“Nuk e di se cila do të jetë zgjidhja por besoj se do të jemi nën presion”, deklaroi Daçiq për B92.

Lini një koment