Menduh Thaçi ia “vjedh” doktorin Ali Ahmetit
Kryetari i ri i degës së PDSH-së në Tetovë, Arben Demiri, për të cilin njoftoi sot, TetovaSot mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për një kuadër i cili ka qenë shumë i afërt i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe ish komandantëve të UÇK-së. Sipas informatave tona brenda BDI-së, Arben Demiri gjatë gjithë kohës së konfliktit të vitit 2001 ka qenë mjeku personal i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe ish komandantit të UÇK-së, Hazbi Lika i njofur si komandant Qela. Ndryshe Arben Demiri kirurg në spitalin e Tetovës pritet të mar timonin e degës së PDSH-së në Tetovë.