G-mail dhe Google +, shqetësime për privatësinë
Përdoruesit e shërbimeve Google shumë shpejt do të kenë mundësinë të dërgojnë mesazhe në llogaritë tjera të Gmail, pa marrë parasysh nëse pranuesi e ka pranuar adresëne tyre.
Veçoria më e re do të mundësoj që të gjithë të kenë mundësin e qasjes në të dy llogaritë, si në Gmail po ashtu edhe në Google+, rrjeti social i faqes gjigante.
Këto ndryshime kanë shkaktuar shqetësime rreth disa mbrojtësve të privatësisë, të cilët thonë se njerëzit mund të kontaktohen nga të huajt.
Google tha që do ta bëjë shumë të lehtë për përdoruesit që të komunikojnë me shoqërinë.
Por njohësi i çështjeve të privatësisë, Marc Rotenberg, i Qendrës Elektornike Private të Informacioneve, i ka quajtur ndryshimet e reja si shqetësuese, duke i krahasuar ato si me privatësinë e dobët të produktit të mëparshëm nga Google.
Anëtarët e Gmail mund të shohin listën e kontakteve për tu konektuar, kur ata fillojnë të kërkojnë emrin në opisonin “To”, dhe menjëherë lista e kontakteve do të paraqitet edhe nëse nuk e dini e-mail adresën e personit me të cilin tentoni të kontaktoni.
Ky ndryshim është shpallur nga blogu i “ Google’s Gmail”, të martën nga prodhuesi i produktit David Nachum, i cili theksoi se ky ndryshim do ta lehtësoj përdorimin me Gmail dhe Google+.
Përdoruesit do ta kenë mundësinë që t’i fshehin më të rejat dhe mund të zgjedhin për të kontaktuar vetëm ata që janë brenda qarkut të tyre.
Megjithatë, të dhënat mundësojnë që çdonjëri të bie në kontakt pa pëlqimin paraprak të tyre.
Nachum tha se të gjithë përdoruesit do të lajmërohen për funksionet e reja dhe se si të ndryshohen të dhënat, brenda disa ditëve.
Azhornimi i Google për të dërguar porosi në Gmail së fundi është një seri veprimesh për të sjell shërbimet e Google+ dhe Gmail, më afër së bashku.