Kalo te lënda

Enver Hasani paditi portalin Express dhe RTK-në

Ai sipas padisë – kërkon kompensim jomaterial 500 mijë euro

enver-hasaniKryetari i Gjykatës Kushtetutese Enver Hasani paditi portalin Express për ppublikim e artikullit në të cilin thuhej se ndaj tij po zhvillohen hetime për keqpërdorime në kohën sa ishte rektorë i Universitetit të Prishtinës dhe se shumë shpejt do të ngritet aktakuzë ndaj tij. Avokati i Enver Hasanit Betim Shala, tha se Enver Hasani është ndier i fyer me përmbajtjet  siç thotë të pavërteta të artikullit të këtij portali. Në padinë që e ka siguruar RTV 21, Enver Hasani kërkoi kompensim jomaterial në vlerë 500 mijë euro për cenimin e personalitetit të tij.
“Portali express e ka botuar një artikull me përmbajtje të pavërtetë dhe kryetari i Gjykatës Kushtetutese Enver Hasani është ndier i fyer nga një  përmbajtje e tillë dhe kjo është arsyeja e dorëzimit të kësaj padie. Shpresojmë që Gjykata do ta vërtetojë që janë të pavërteta krejt ajo që janë shkruar në portalin express dhe emitu në RTK “, tha avokati Shala.
Avokati i Enver Hasanit Betim Shala, tha se ushtruan padi edhe ndaj emitimit të këtij artikulli në Radio Televizionin publik të Kosovës.
“Krejt artikulli është me përmbajtje të pavërtetë. Është vërtetuar edhe me daljen publike të prokurorisë, përkatësisht njoftimin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës se ndaj e Enver Hasanit nuk po zhvillohen hetime dhe se nuk ka ngritje të aktakuzës”, tha Shala.
Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi ditë më parë se ndaj Enver Hasanit nuk janë duke u zhvilluar hetime dhe se nuk është duke u ngritur aktakuzë.
K.Kadriu-Rtv21

Lini një koment