Kalo te lënda

Anketë: Qytetarët e Maqedonisë presin mbështetje nga Bullgaria për në BE

qytetaretShumica e qytetarëve të Maqedonisë presin që Bullgaria ta mbështetë Maqedoninë në integrimet e mëtejme në Bashkimin Evropian,  tregon hulumtimi “Udhëheqësia globale, fqinjësia dhe marrëdhëniet me Bullgarinë”  që e zbaton Qendra e Maqedonisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN) dhe Institutit për Demokraci (IDSCS).

Hulumtimi i opinionit publik është realizuar përmes anketës në terren në periudhën prej 15 nëntorit deri më 1 dhjetor të vitit të kaluar në ekzemplarë reprezentues prej 1.000 të anketuarve.

Në hulumtimin i cili duhet të shërbejë për debatin publik informues për sfidat  e Maqedonisë në integrimet e mëtejme euroatlantike, 87,5 për qind nga qytetarët e anketuar të Maqedonisë presin që Bullgaria ta mbështetë vendin në eurintegrimet.

Pengesë më të madhe për bashkëpunim më intensiv mes Maqedonisë dhe Bullgarisë qytetarët vlerësojnë se është  historia – 30 për qind, ndërsa pothuajse 21 për qind interpretimi i saj, ndërsa 12 për qind vlerësojnë se këto janë politikanët në të dy vendet për shkak të interesave të tyre të ngushta partiake.

Për shumicën e qytetarëve apo 87,5 për qind është e rëndësishme të përmirësohen marrëdhëniet dhe bashkëpunimi mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, për të cilët vlerësojnë se nevojitet bashkëpunim në kulturë, argëtim dhe sport, përmirësimin e infrastrukturës dhe  vendkalimet kufitare dhe qasje deri te mediat e të dy shteteve, libra të përbashkët të historisë, festimi i ngjarjeve dhe heronjve të përbashkët.

Lini një koment