Kalo te lënda

Al-Qaeda, më e fortë se kurrë: Rrezikohet Lindja e Mesme!

al-qaeda-m-euml-e-fort-euml-se-kurr-euml-rrezikohet-lindja-e-mesme_hdOrganizatat më famëkeqe terroriste në botë, al-Qaeda, kontrollon sot më shumë territore arabe, se kurrë më parë në historinë e saj.

Sipas raporteve arabe, angleze, si dhe vlerësimeve të faqeve të caktuara xhihadiste, fuqia e tyre fillon përreth Aleppos në Sirinë perëndimore, deri në zonat më të vogla të Falluxhës në Irakun qendror. Ky është një territor që shtrihet në 400 milja, në zemër të Lindjes së Mesme, thekson CNN, transmeton Telegrafi.

Udhëheqësi i al-Qaedas, Ayman Al- Zawahiri, zbuloi në autobiografinë e tij të vitit 2001, “Kalorësit nën flamurin e profetit”, se qëllimi i tyre strategjik është për të marrë kontrollin e shteteve ose të pjesëve të shteteve të botës myslimane dhe futjen e mënyrës talibane të jetesës. Pa këtë qëllim, ka thënë ai, veprimet e tyre “nuk do të thonë asgjë”!.

Dega irakiane e al-Qaedas mori nën kontroll pjesë të qytetit të Falluxhës dhe lagje të Ramadit në provincën e trazuar të Irakut, në Anbar, ku jetojnë shumica sunite e myslimanëve që vlerësojnë se linja shiite në qeverinë e kryeministrit Nuri al-Maliki, i trajton sunitët si qytetarë të rendit të dytë.

Një degë e al-Qaedas në këtë rajon, Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit (apo Shamit) – ISIS, gjithashtu operon në Siri, e cila është e fortë në shumë zona rreth Aleppos dhe në veriperëndim të vendit. Al Nusra pohon se kontrollon dhjetëra qytete dhe se ka instaluar pushtetin e vet në Binnish, Taum dhe Saraqib.

Kjo do të thotë se aleatët e al-Qaedas kontrollojnë pjesën më të madhe veriore dhe veriperëndimore të Sirisë, disa pjesë të Sirisë lindore, si dhe pjesë të krahinës Anbar që paraqet një të tretën e territorit të Irakut .

Por, shumica e sirianëve nuk janë të kënaqur me zgjerimin e al-Qaedas për çka ka ndodhur konflikti i hapur i ISIS-it me aleancën e fraksioneve kryengritëse në Siri, së bashku me një tjetër aleat të al-Qaidas, fraksionin al-Nusra. ISIS-i mu për këtë është detyruar të tërhiqet nga disa qytete kryesore siriane.

Të paktën 482 luftëtarë të opozitës kanë mbetur të vrarë në luftimet që kanë shpërthyer midis dy grupeve kryesore të kryengritësve, Frontit të Ushtrisë së Lirë dhe Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit që ka vendosur të luftojë njëkohësisht ushtrinë e rregullt të Bashar al-Assad dhe kryengritësit që nuk mbështesin vendosjen e një shteti islamik pas luftës.

Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut me qendër në Londër, luftimet i kanë kushtuar jetën 85 civilëve, 240 kryengritësve të Ushtrisë së Lirë dhe 157 militantëve islamikë, që prej përçarjes së frontit në fund të dhjetorit.

Organizata terroriste që po destabilizon njëkohësisht Irakun, ekzekutoi 42 të burgosur në Aleppo, ndërsa Ushtria e Lirë Siriane u kundërpërgjigj duke pushkatuar 47 anëtarë të grupit xhihadist, më parë gjatë kësaj jave.

Sipas ekspertëve, kjo përçarje do të lejojë përfaqësuesit e qeverisë që të ushtrojnë më shumë presion në bisedime, për shkak të një perceptimi të forcimit të pozitave në terren. Për opozitën, një qeveri tranzicioni pa Bashar al-Assadin është kushti kryesor për të nënshkruar armëpushimin, por në kushtet kur tashmë kryengritja nuk është më e bashkuar, paraqitet problemi se kush do ta bëjë këtë në emër të rebelëve.

Nga ana e tyre, luftëtarët xhihadistë kanë përsëritur se janë të gatshëm të ulin armët vetëm pas themelimit të një shteti islamik në Siri.

Përleshjet mes kryengritësve sirianë do të mund t’i shfrytëzonte presidenti Bashar al-Assad, për çka SHBA-të mund të shtojnë dërgesat e armëve kryengritësve të moderuar në Ushtrinë e Lirë Siriane.

Rritja e ndihmës amerikane me shumë gjasa nuk do të ndikojë shumë në luftimet në Siri, që do të thotë se Assadi do të mbetet në pushtet dhe se lufta do të vazhdojë.

Sekretari i Shtetit, John Kerry, tha se SHBA-të do të bëjnë gjithçka për të ndihmuar qeverinë e Irakut që të kontrollojë Anbarin, por se nuk do të dërgojnë sërish trupat në këtë shtet në Lindjen e Mesme.

CNN shkruan se përhapja e al-Qaedas nuk kërcënon territorin e SHBA-ve, por se shtetet evropiane janë më shumë të shqetësuara. Vendet si Britania e Madhe, Norvegjia, Danimarka dhe Holanda, qytetarët e të cilave janë në luftë, në Siri, kanë frikë se si veteranë, pas kthimit në këto shtete, do të nisin sulme terroriste në Evropë. Prandaj, për këtë arsye amerikanët po përcjellin luftëtarët e huaj që u janë bashkuar grupeve terroriste në Siri.

Lini një koment