Vesa në Australi për Pavarësinë e Kosovës
Vesa Luma ka bërë të ditur se ajo do ta festojë ditën e Pavarësisë së Kosovës shumë larg nga vendi i saj.
Këngëtarja kosovare do të fluturojë drejt Australisë, ku do të argëtojë mërgimtarët tanë që jetojnë në këtë kontinent të largët.
Siç raporton Tribuna, lajmin e ka zbuluar vetë këngëtarja përmes faqes së saj zyrtare në Facebook.
“Turne në Australi. Në shkurt 2014. Përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës me bashkatdhetarët tanë në fund të botës See you soon”, ka shkruar ajo, duke na zbuluar se atje do të kenë edhe një turne koncertesh.
Sipas të përditshmes kosovare, Vesa as kësaj here nuk do të ndahet nga i fejuari i saj, reperi nga Shqipëria, Big Basta.