Kalo te lënda

Thaçi i quan të suksesshme vitet e tij të qeverisjes

thai-i-quan-t-suksesshme-vitet-e-tij-t-qeverisjes_2_aKryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi me rastin e fillimit të 7 vjetorit të qeverisjes së tij, ka falënderuar të gjithë për bashkëpunimin, ndërsa këto vite të qeverisjes i ka quajtur si të suksesshme.

Ai i ka quajtur këto vite, vite të sukseseve të mëdha të shoqërisë kosovare.

“Sot filluam vitin e shtatë të qeverisjes. Bashkërisht shënuam suksese të mëdha, por u ballafaquam edhe me sfida jo të lehta. Jam krenar me të arriturat e përbashkëta të shoqërisë sonë dhe të shtetit tonë të ri. Ju falënderoj për mbështetjen dhe besimin tuaj. U jam mirënjohës edhe kritikëve të qeverisë. Së bashku, kemi bërë shumë. Bashkërisht, kam besim se mund të bëjmë edhe më shumë”, ka shkruar Thaçi.

Lini një koment