Sofia Vergara, shuplakë Jimmy Kimmelit (video)
Sofia Vergara me sa duket është zemëruar me Jimmy Kimmel të mërkurën, duke e goditur me shuplakë në fytyrë atë dhe i ka thënë se “penisi” i saj është “prej së vërteti më i madh”.E gjithë kjo nisi ku ylli i “Modern Family”, 41-vjeçe, dhe moderatori i emisionit, 46-vjeç, lexuan komente të vrazhda në Internet rreth vetes së tyre. Ofendimet në Internet ishin të lehta në fillim.
“E urrej Jimmy Kimmelin. Ka sy të vegjël dhe gojë të madhe që asnjëherë si mbyllet”, lexonte Vergara komentin me një buzëqeshje kërkimfaljeje. Ai u përgjigj, “Pajtohna me këtë”.
Më pas, ai lexoi me zë një koment për Vergaran. “Sikur Sofia Vergara të ishte memece… zëri i saj mi shpon veshët”.
Pas këtyre komenteve të lehta, nisën ato më të rëndat. “Kimmel më duket si personi më i vetëkënaqur, dhe moderatori më i padëshiruar i emisioneve të natës. Nuk e di se di mund ta durojë dikush”, lexonte Vergara një koment. Më pas, ai u përgjigj: “Sofia Vergara ka nofull mashkullore HAHA është diçka që vërtet më irriton. Kjo vajzë është e shëmtuar dhe ka zë më të tmerrshëm sesa Fran Drescher”.
Por, lufta nisi kur Kimmel lexoi komentin: “Sofia Vergara, a të ka kontrolluar dikush nëse ke penis?”. E kjo u pasua me një shuplakë në drejtim të fytyrës së Kimmel, dhe u përgjigj: “Me siguri se e kam më të madh se tëndin”.
Për më tepër, shikojeni videon: