Kalo te lënda

Rikthehet gripi i shpendëve, vdes një person

f1_9-shpesa1389270109 Zyrtarë kanadezë të Shëndetësisë kanë konfirmuar rastin e parë fatal në Amerikën e Veriut, të shkaktuar nga gripi i shpendëve H5N1, transmeton KTV-ja.

Një zyrtar i Ministrisë kanadeze të Shëndetësisë ka thënë se personi që ka vdekur, ishte banor në Alberta, dhe ai sapo ishte kthyer nga një udhëtim në Pekin.

Duke e quajtur vdekjen si “një rast të izoluar”, zyrtarët kanë thënë se rreziku për popullsinë në përgjithësi është i ulët.

H5N1 infekton rrugët e poshtme respiratore, shumë pranë mushkërive, ku dhe mund të shkaktojë pneumoni vdekjeprurëse

Lini një koment