Kalo te lënda

Lutz dhe Cyrus, vetëm miq

lutz-dhe-cyrus-vet-euml-m-miq_hdKellan Lutz nuk është në lidhje me Miley Cyrus, por ata janë vetëm miq.

Aktori ka folur duke mohuar spekulimet të cilat e lidhnin atë me një romancë me krijuesen e hitit “Wrecking Ball”.

“Thjeshtë më bëjnë të qesh kur njerëzit fillojnë të supozojnë kur ju fotografoheni me dikë që është figurë publike dhe që është i/e vetme”.

“Unë jam në media, unë jam singël – ju përjashtoni çdo mundësi tjetër, ju i filloni këto thashetheme”, ka thënë Lutz. /Telegrafi/

Cyrus dhe Lutz duke u argëtuar javë më parë

Lini një koment