Kalo te lënda

Irina Shayk “përvëlon” buzë detit

fotoQ2IKGG32Ajo mund të mos ketë pasur festat më të mira të fundvitit, prej vdekjes së gjyshes së saj, por Irina Shayk duket se e ka marrë veten, ndërsa është fotografuar si një “bishë” e vërtetë.

Supermodelja ka pozuar për linjën e re të rrobave të plazhit të firmës amerikane “Beach Bunny”, duke u dhënë më shumë hijeshi dhe bukuri nga trupi i saj.

Duke pozuar në plazhe tropikale, modelja ruse “përvëlom” me pozat tunduese dhe pamjen e saj, ku bien në sy buzët mishtore. E dashura 28 vjeçare e futbollistit Cristiano Ronaldo, mahnit me format e saj, duke u bërë një prej imazheve më të preferuara të shtëpive të modës.

Stilistja e linjës së “Beach Bunny”, Angela Chittenden nga California, shprehet se “Irina i bën veshjet më sekse dhe elegante. Është pa diskutim e mahnitshme”./Indeksonline/

Lini një koment