Hitzelsperger: Jam homoseksual
Ish-reprezentuesi gjerman i futbollit, Thomas Hitzlsperger, ka zbuluar se ai është homoseksual dhe u ka sugjeruar sportistëve që të jenë më transparent sa i përket seksualitetit të tyre.
31 vjeçari, i cili së fundmi ka luajtur në shumë skuadra të mëdha evropiane, ka pranuar se homoseksuali është tabu në botën e futbollit. Pas reprezetuesit amerikan, Robbie Rogers, i cili pranoi se është homoseksual, hapin e njëjtë e ka bërë edhe Hitzlsperger. Unë po flas për homoseksualitetin tim, sepse dua që të vazhdojë diskutimi për seksualitetin në vazhdimësi edhe te sportistët tjerë.
Është një proces i gjatë dhe i vështirë të kuptosh se je homoseksual. Vetëm në vitet e fundit unë kam ardhur në përfundim se preferoj të jetoj me një mashkull. “Homoseksualiteti nuk është një çështje serioze në Angli, Gjermani dhe Itali, së paku jo në zhveshtoret e ekipeve. Kurrë nuk kam ndjerë turp se jam homoseksual”, ka deklaruar Hitlzsperger.