Kalo te lënda

Gjendet 31 vjeçarja e raportuar si e zhdukur, një muaj paraburgim

gjendet-31-vje-ccedil-arja-e-raportuar-si-e-zhdukur-nj-euml-muaj-paraburgim_hdMë datën 22.10.2013 në stacionin policor të Skenderajt ishte raportuar si e zhdukur V. G. 31 vjeçare dhe që nga kjo datë policia ishte vënë në kërkim të personit të zhdukur, njëkohësisht përmes zyrës për bashkëpunim ndërkombëtar identiteti i personit të zhdukur ishte përcjellë edhe në shtetet e rajonit.

Ndërsa më datën 7 janar 2014 autoritetet policore të Republikës së Shqipërisë kanë njoftuar Policinë e Kosovës se personi i zhdukur me të dhënat e kërkuara nga Policia e Kosovës është gjetur në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Pas procedurave administrative të pranim-dorëzimit, në pikën kufitare me Shqipërinë, në Qafë-Prush, 31 vjeçarja është sjellë në stacionin policor të Skenderajt, për të vazhduar me procedura intervistuese.

Marrë parasysh rrethanat e paraqitura, veprimet e ndërmarra nga ana e personit të zhdukur kishte rezultuar me dyshime të bazuara dhe faktike të veprës penale ‘braktisje e fëmijës’ nga neni 250 par.1 dhe 2 të KPRK, si dhe të veprës penale ‘kalim i paautorizuar i kufirit’ neni 146 par.1 të KPRK.

Me urdhër të prokurorit të rastit ndaj të dyshuarës fillimisht është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Më datën 8 janar 2014 lënda është dërguar në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, dega në Skenderaj, ku me vendim të gjyqtarit të procedurës paraprake për çështjet penale të pandehurës i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje një muaj.

Lini një koment