Kalo te lënda

Gjatë fundjavës pritet mot me vranësira

mot-vransiraMeteorologu Mendim Rugova, bëri të ditur se ditën e premte dhe të shtunë do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Sipas tij, mjegulla gjatë ditës së nesërme pritet të shpërndahet.

“Ditën e diel do të ketë më shumë vranësira dhe gjatë mbrëmjes vende – vende do të ketë mundësi edhe për reshje të dobëta shiu. Temperaturat do të vazhdojnë të jenë mbi vlerat mesatare. Nesër pritet të ketë temperatura me të larta, sidomos nëse shpërndahet mjegulla, ku, vende-vende mund të arrijnë edhe mbi 10 gradë celsius. Të shtunën temperaturat do të shënojnë një rënie të lehtë dhe gjatë fundjavës ato do të sillen, minimalet, nga minus një gradë celsius deri në një gradë celsius, ndërsa, ato maksimale, do të sillen nga shtatë gradë celsius deri në 10 gradë celsius”, ka theksuar Rugova për Telegrafin.

Lini një koment