Gashi: Debatet Sejdiu–Mustafa, tullumbace e fryrë
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, përplasjet e fundit në mes të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa dhe kryetarit të nderit të LDK-së, Fatmir Sejdiu, i ka cilësuar si tullumbace të fryra dhe jo përshkrim i gjendjes reale.
Ai tha për Telegrafin se gjendja brenda anëtarësisë së LDK-së është stabile, dhe se kjo parti sipas tij, është duke u përgatitur për zgjedhjet nacionale. “Jemi në pozicion shumë të mirë dhe shpresojmë që në zgjedhjet nacionale do ta vazhdojmë suksesin e arritur në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit”, ka thënë Gashi.
Ditëve të fundit ka filluar një debat në mes të ish kryetarit të LDK-së, Fatmir Sejdiu dhe kryetarit aktual të LDK-së, Isa Mustafa, ku, ish kryetari Sejdiu e ka akuzuar Mustafën si fajtorin kryesor për humbjen e LDK-së në kryeqytet.
Pjesë e debatit është bërë edhe nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, i cili nuk ka hezituar ta quaj Fatmir Sejdiun shantazhues dhe puçist.