Ende nuk ka filluar pagesa e polisave të sigurimit kufitar
Në vendkalimet kufitare në veri të Kosovës ende nuk ka filluar pagesa e polisave të sigurimit kufitar, siç ishte paralajmëruar ditë më parë se do të niste më 8 janar.
Vozitësve nga Serbia të cilët hyjnë në Kosovë nëpër Jarinë, nuk u është kërkuar polisa e sigurimit kufitar, transmeton Tanjug.
Në vendkalimet tjera ndërmjet Kosovës e Serbisë, pos në Jarinë e Bërnjak, kjo pagesë bëhet që më herët. Vozitësit e automjeteve që hyjnë përmes Merdarit e Dheut të Bardhë paguajnë nga 20 euro sigurim.