Kalo te lënda

Vetëvrasje në Podujevë

fotoY0GCA3I9Sot në orët e hershme të mëngjesit është gjetur trupi i pajetë i një personi nga fshati Doberdol i komunës së Podujevës.

Familjarët kanë bërë të ditur se e kanë gjetur trupin e 52 vjeçarit të vetëvarur në katin e dytë të shtëpisë së tyre.

Policia e Kosovës i tha Indeksonline se  trupi i viktimës është dërguar për obduksion me ç’rast është vërtetuar vetëvrasja e tij.

Varrimi është bërë sot, në varresat e fshatit Doberdol./

Lini një koment