Kalo te lënda

Obama telefonon Merkel, e fton në SHBA

fotoGLKWUUE4Presidenti amerikan Barack Obama ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel, të cilën e ka ftuar në Uashington në muajt e ardhshëm.

Lajmin e ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë përmes një komunikate për shtyp, ku thuhet se dy liderët kanë diskutuar për anxhendën e vitit 2014 dhe për incidentin me ski të Merkel.

Gjithësesi, telefonata e Obamës në adresë të kancelares shihet si një përpjekje e tij për të “shkrirë akujt”, pas zbulimit se agjencitë amerikane të sigurisë kishin përgjuar edhe celularin personal të zonjës Merkel, transmeton tch.

Ngjarja ftohu marrëdhëniet mes Berlinit dhe Uashingtonit dhe u konsiderua nga qeveria gjermane si një veprim me të cilin administrata amerikane e kishte kaluar cakun.

Gjithësesi, brenda pak ditëve nga publikimi i skandalit, përmes dokumentave të ofruara nga ish-kontraktori i NSA-së Edward Snowden, Merkel deklaroi se do të ishte një gabim nëse Gjermania do të ndërpriste marrëdhëniet tregtare me Shtetet e Bashkuara. /Indeksonline/

Lini një koment