Kalo te lënda

Krasniqi: Mustafa i ndërroi fjalët për vendet e rezervuara

krasniqi-mustafa-i-nd-euml-rroi-fjal-euml-t_hdNënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë t’i ketë ndërruar fjalët lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa , sa u përket vendeve të rezervuara për komunitetet pakicë.

Krasniqi, në emisionin “Rubikon” të KTV-së, ka thënë se në çdo takim Mustafa ishte deklaruar pro kësaj çështje.

Por, zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët vazhdojnë të jenë kundër vazhdimit të vendeve të rezervuara për këtë komunitet, e mohojnë një gjë të tillë.

Deputeti Arben Gashi ka bërë të ditur se asnjëherë shefi i tij nuk ishte deklaruar se do të ishte për, ngase sipas tij, me ndryshimin e Kushtetutës, vendi ynë do të destabilizohej me mbipërfaqësim.

Kundër shtimit të vendeve për komunitete janë edhe analistët, të cilët thonë se reforma zgjedhore duhet të kryhet pa pasur ndryshime kushtetuese.

Në këtë debat është diskutuar edhe për dialogun, për çfarë është vlerësuar se Kosova ka fituar shumë pak. Ndërkaq, vlerësojnë se nuk i dihet fundi këtij procesi.

Lini një koment