Zanfina me projekte të reja në 2014
Këngëtarja, Zanfina Ismajli lë pas vetes një vit të suksesshëm pasi ka realizuar disa projekte të cilat janë pëlqyer nga publiku.
Gjithashtu ajo disa herë me kërkesë të fansave ka ndërruar edhe pamjen, duke u shëndrruar nga bionde në zeshkane, ndërsa së fundi ka ndërruar edhe stilin e flokëve.
Si gjithmonë ajo vjen shumë e freskët dhe e kuruar ku premton se në vitin 2014 do të sjell shumë projekte të re.
Ajo ditë më parë ka bërë të ditur për gazetën Tribuna se tashmë ka filluar të mendojë për projektet e reja e të shqyrtojë planet që i ka për vitin që sapo ka filluar.
“Kam filluar të shikoj për projekte të reja. Nuk më pëlqen të shpejtoj por as t’i lë gjërat të ecin ngadalë. Andaj tashmë i jam përveshur punës në përzgjedhje të këngëve të reja”, ka thënë këngëtarja në fillim të bisedës, ndërsa ka shtuar. “Meqë ende jam në proces të kërkimit të projekteve të reja, nuk mund të them se kur saktësisht do të vijë me ndonjë risi. Mirëpo kurdo që do të jem në prag të përfundimit të këngës, publiku im do të jetë i informuar”, tha Zanfina