Vucic: S’do të heqim dorë kurrë nga serbët e Kosovës
Me rastin e festës së Krishtlindjeve Ortodokse në Kosovë, sot në Graçanicë ka arritur zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Aleksandar Vucic.
Aleksander Vucic ka deklaruar se veprimi i protestuesve në Gjakovë ishte misterik duke shtuar se qytetarët e Kosovës nuk duhet të bëjnë kësi lloj veprimesh për të ndaluar vizitat serbe në kishat e tyre, raporton “Zëri”.
Ndërkohë, Vucic tha se Serbia nuk do të hekë dorë kurrë prej qytetarëve serb që jetojnë në Kosovë. Ai tha se nuk do të ndalen së vizituari serbët e Kosovës.
Po ashtu, ai foli edhe për projektet të ndryshme që do të ndërtohen në komunat serbe në Kosovës qysh i quajti ai.
Ai ka arritur pa ndonjë problem në Kosovë dhe do të merr pjesë në liturgjinë e Krishtlindjeve në Manastirin e Graçanicës, e cila udhëhiqet nga peshkopi Teodosije.
Rruga prej Merdarit deri në Graçanicë ka qenë me shumë policë të Kosovës, të cilët e kanë siguruar udhëtimin e tij.
Në Graçanicë, pos Vucicit, në kremten e Krishtlindjeve po merr pjesë edhe ministri serb i Mbrojtjes Nebojsa Rodic. /Zëri/