Vritet ish miss Venezuela
Ish miss Venezuela, Monica Spear (29 vjeç) dhe burri i saj irlandez Thomas Berry janë vrarë në makinën e tyre sot në Venezuelë.
Vajza e tyre pesë vjeçare, e cila është plagosur gjatë incidentit, thuhet se është në gjendje të mirë shëndetësore.
Policia ka lëshuar një alarm për të gjetur vrasësin, i cili ishte në autostradën që dërgon nga Valencia në Puerto Cabello.
Spears ishte zgjedhur Miss Venezuela më 2004 dhe po ashtu ka qenë aktore e telenovelave.
Mediat lokale kanë raportuar që Spears dhe burri i saj janë ndaluar në rrugë për shkak se ju kishte prishur makina.
I armatosuri ka shtirë në të, siç ka thënë policia, me qëllim që të vjedh nga ata.
Venezuela është njëri prej vendeve me shkallën më të madhe të vrasjeve në botë, dhe grabitjet e armatosura dhe kidnapimet nuk janë gjëra të pazakonshme atje.