Kalo te lënda

Mustafa i përgjigjet Sejdiut në FB: LDK ka shënuar rritje!

f1_07musta-jpg1389098762 Në një postim të vetin në rejtin social Facebook, kryetari i LDK-së Isa Mustafa, ka thënë se po vërehet një interesim i rritur që ”LDK-së t’i bashkangjiten në forma të ndryshme njerëz, të cilët kanë treguar vlera dhe kanë dhënë kontribut në faza të ndryshme të zhvillimit”.Mustafa sërish ka potencuar se në këto zgjedhje, LDK ishte e vetmja parti e cila shënoi rritje të votës.

”Zhvillimi i formave të ndryshme të bashkëpunimit me njerëz të rinj, qoftë për nga mosha qoftë për nga fakti se ata po i parapëlqejnë politikat, sjelljen dhe kulturën demokratike të LDK-së, dhe ardhja e tyre është në dobi të zhvillimit demokratik të vendit dhe të arritjes së synimeve tona qeverisëse.

Lidhja Demokratike e Kosovës është parti e madhe, parti e shumë gjeneratave dhe përvojat e deritanishme të zhvillimit të reformave kanë treguar se diversiteti ka qenë një prej faktorëve kyç të kthesave pozitive. Vlerësime të tilla ka dhënë edhe Komisioni Verifikues i Partive Popullore Evropiane, i cili para dy viteve konstatoi reformat domethënëse në Lidhjen Demokratike të Kosovës, hapjen e saj ndaj të rinjëve dhe femrave dhe qëndrueshmërinë dhe stabilitetin partiak, që rezultoi me pranimin e LDK-së në familjen e këtyre partive.

Lidhja Demokratike e Kosovës është e vendosur të punojë shumë që të fitojë në zgjedhjet nacionale, të cilat janë në prag, prandaj do të bashkëpunojmë me të gjithë ata që reflektojnë frymë pozitive, që ofrojnë zgjidhje për zhvillimin e vendit tonë dhe i kontribuojnë kohezionit dhe mirëbesimit”, thotë kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

Ky shkrim i sotëm i Mustaffë në Facebook duket të jetë përgjigje ndaj akuzave të shumta që mbrëmë ia bëri kryetari i nderit i LDK –së Fatmir Sejdiu në emisionin Interaktiv të KTV .

Lini një koment