Kalo te lënda

Morena do ta provojë veten në muzikë

morena-do-ta-provoj-euml-veten-n-euml-muzik-euml_hdIsh-miss Kosova, Morena Taraku, ka vendosur t’i futet muzikës dhe së shpejti do të lansojë këngën e saj të parë.

Lajmin e ka zbuluar këngëtari dhe producenti Blero gjatë një prononcimi për gazetën Tribuna, duke thënë se kënga do të jetë bashkëpunim i tij me modelen.

Blero po ashtu ka zbuluar se Morena tash e tutje do të jetë nën menaxhimin e produksionit që ai drejton, ‘BleroEntertaimant’.

“Jam duke punuar intensivisht në projekte të reja. Tashmë veçse e kam një këngë të re të cilën do ta lansoj në fund të muajit janar”.

“Kënga do të jetë në bashkëpunim me Morena Tarakun, modelen e cila i është futur rrugës së muzikës dhe vërtet ka një talent të veçante për muzikë. Ne pothuajse e kemi përfunduar këngën. Kënga do të jetë me videoklip”, ka thënë Blero për Tribuna. /Telegrafi/

 

Chatinggg... To be sure you have to wait it... Work

Lini një koment