Kalo te lënda

Lushtaku emëroi Fadil Nurën zëvendës të tij

rtklive09210701201441Kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku, menjëherë pas ceremonisë së betimit ka marrë vendim që ta emërojë Fadil Nurën zëvendës të tij. Nura do ta zëvendësojë Lushtakun në postin e të parit të komunës për kohën sa kryetari Lushtaku të jetë i penguar ta kryejë punën e tij, pasi që aktualisht ndodhet Fadil Nura, i cili cilësohet si një nga njerëzit më të afërt dhe më të besueshëm të kryetarit Sami Lushtaku, postin e nënkryetarit e ka mbajtur edhe gjatë mandatit të kaluar të Lushtaku.

Duke konfirmuar vendimin e Lushtakut për emërimin e tij në postin e nënkryetarit dhe autorizimin që ai ta zëvendësojë gjatë kohës sa ai të jetë në paraburgim, Nura tha se Sami Lushtaku mbahet padrejtësisht në paraburgim me akuza të sajuara, ndërsa u shpreh i sigurt në pafajësinë e tij.

“Këto akuza janë të sajuara, Lushtaku është plotësisht i pafajshëm dhe ai së shpejti do të kthehet për ta qeverisur Skënderajn. Qytetarët e Skënderajt kanë nevojë për Sami Lushtakun”, tha nënkryetari Nura.

Ai tha se do të vazhdohet të punohet me intensitet të shtuar për realizimin e projekteve që janë duke shkuar si dhe të projekteve të reja.

“Gjithsesi, ne do të vazhdojmë të punojmë me të njëjtin program që e ka hartuar kryetari Lushtaku, do t’i zbatojmë projektet që janë me prioritet, disa nga të cilat janë duke u realizuar, si dhe do të realizohen projektet e reja”, tha ai.

Duke folur për ekzekutivin, të cilin ai do ta drejtojë deri sa të kthehet kryetari Lushtaku, Nura tha se do të ketë ndryshime në disa drejtori, por nuk precizoi se ne cilat drejtori do të bëhen ndryshime.

“Gjithçka varet nga përformanca dhe sukseset që kanë treguar në mandatin e shkuar drejtorët dhe drejtoritë komunale. Ne synojmë ta kemi një ekzekutiv të fortë, me njerëz të suksesshëm”, tha ai, duke shtuar se deri në fund të kësaj jave do të dihen emrat e drejtorëve të drejtorive.

Nënkryetari Nura shfaqi gatishmërinë e tij që të paktën një drejtori ta drejtojë një femër, por se akoma nuk janë përcaktuar për ndonjë emër konkretnë paraburgim me akuzën për krime lufte./zeri/

 

 

Lini një koment