Luma-Vulinit: Ik more monstrum
Deklarata e Ministrit serb pa portofol Aleksander Vulin se Kosova është apartheidi i fundit në Evropë, duket se e ka nervozuar shumë e zëdhensin e Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës, Ernest Luma.
Ai përmes rrjetit social “facebook”, i është drejtuar ashpër Vulinit duke e quajtur monstrum e kriminel.
“Qy, Vulini! Me impresionet e zbrapjes se sotme nga nenat gjakovare, paska deklaru’ prej Gracanices, se “ne Kosove po ndodhe apartheidi i fundit ne Evrope” (demek ndaj serbeve). Ik, more monstrum. Nese mllefi i nenave gjakovare kunder krimineleve serbe qenka apartheidi me i fundit ne Evrope, atehere ti je krimineli me i fundit qe ia mesyve Gjakoves, prej matane Shumadise. Mos u dok kurre knej’, me!”, ka shruar Luma në profilin e tij në facebook.
Ndryshe, Aleksander Vulin, të cilit sot iu bllokua hyrja për në Gjakovë, së bashku me pelegrinët serbë që kishin ardhur për ta vizituar kishën në Gjakovë, ka thënë se serbët janë populli i fundit në Evropë të cilët në Ditën para Krishtlindjeve nuk mund të shkojnë në kishat e tyre./Indeksonline/