Kalo te lënda

Ja kush po i vidhte kabllot e autostradës

timthumbAbaz Mazreku dyshohet se bashkë me disa persona të tjerë, është angazhuar për vjedhjen e kabllove të ndriçimit në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Ai është autor edhe i shumë veprave të tjera të vjedhjeve. Megjithëse këtë do ta tregojnë më së miri hetimet që kanë nis ndaj hajnit të kabllove, i cili tashmë është arrestuar nga Policia e Kosovës, shkruan Zëri.

Abazi bashkë me Çamil T. nga fshati Mamushë janë arrestuar nën dyshimin se bashkë me disa shtetas të tjerë nga Shqipëria kanë vjedh tash e sa kohë kabllot e autostradës.

Ata, paraqiteshin si punëtor të një kompanie për mirëmbajtjen e ndriçimit të rrugëve, derisa vazhdimisht e shfrytëzonin këtë gënjeshtër për të vjedh krejt kabllot, duke i ngarkuar më pas në kamionin e “firmës” me të cilin vidhnin, shkruan Zëri.

Ato më pas i shisnin në deponi matanë kufirit Kosovë-Shqipëri./Zëri/

Lini një koment