Kalo te lënda

FR i LDK kërkon që Vulini të shpallet ‘persona non grata’

fr-i-ldk-k-euml-rkon-q-euml-vulini-t-euml-shallet-lsquo-persona-non-grata-rsquo_2_hdForumi i Rinisë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka kërkuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, që Aleksandar Vulinin ta shpallë ‘persona non grata’.

Në një komunikatë për medie ky forum ka thënë se solidarizohet dhe bashkëndjen me vuajtjet, sakrificat dhe kujtimin e nënave shqiptare të cilat humbën më të dashurit e tyre në luftën e fundit.

“Serbia masakroi, vrau e dhunoi. U kryen krime gjenocidale nga forcat ushtarake, paramilitare dhe policore serbe si dhe nga regjimi e shteti serb. Përveç me tendencat provokuese e fyese ata nuk ngopen, tanimë edhe përmes institucioneve dhe zyrtarëve shtetëror deklarohet se shqiptarët nuk janë njerëz, e këto deklarata dhe natyra e tyre nuk është hera e parë që dëgjohen”, thuhet në komunikatë.

“Kështu ndodh kur drejtësia vonohet ose nuk vihet në vend. Kur agresori luan rolin e viktimës. Kur krimineli në vend se të kërkoj falje për krimet gjenocidiale, fyen rënd të mbijetuarit dhe kujtimin për ta. Në vend se, nëse jo të kërkojë falje, të paktën le të hesht! Forumi i Rinisë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës, që Aleksandar Vulinin ta shpall persona non grata”, thuhet në komunikatë.

Lini një koment