Kalo te lënda

Deklaratat e Sejdiut janë çështje personale e tij

fotoNënkryetarja në vazhdim të intervistës ka folur edhe për deklaratat e kryetarit të nderit të LDK-së, Fatmir Sejdiu.

Për të deklaratat e tij nuk janë befasi pasi që ajo mendon se Sejdiu nuk dëshiron ta dëmtoi LDK-në.

“Është legjitime që ai të konkurroi përsëri për kryetar të LDK-së pa ndonjë problem edhe pse ai është i zgjedhur kryetar nderi, ashtu sikurse është legjitime për çdo anëtarë të kësaj partie që ka ambicie për kryetar të Partisë”.

Por, edhe pse deklaratat e Sejdiu ishin shumë të ashpra, Sahatçiu ka thënë se ajo nuk i komenton deklaratat e tij sepse edhe nëse konkurron për kryetar është një vendim personal i tij.

“Unë nuk mund të them a ka bërë mirë apo jo, sepse kjo është punë individuale e tij”.

Sahatçiu po ashtu ka thënë se nuk ka përçarje në LDK ashtu sikurse është përfolur.

“Ka qenë një përçarje në LDK dhe ajo në 2006 që ka shkëputur një pjesë të anëtarësisë nga LDK”, ka thënë ajo duke shtuar se që nga ardhja e Mustafës në LDK në vitin 2010 LDK vazhdimisht ka shënuar rritje.

“Pra ka pasur ardhje të reja dhe njerëz të rinj që dëshirojnë të anëtarësojnë këtë parti që ajo të fuqizohet”.

Sahatçiu: Do të këtë emra të rinj në LDK Ish deputetja e Partisë Ora, tani e LDK-së Teuta Sahatçiu ka thënë në një intervistë për Zona B me Baton Haxhiu se partia e saj, ku ajo është nënkryetare, ka thënë se LDK është e hapur vazhdimisht për ardhje të reja të cilat janë duke vazhduar.

“LDK nuk e ka nisur tash ardhjen e figurave të reja sepse ky është një proces i vazhdueshëm. Së fundmi kemi pasur ardhjen e Alma Lamës, Namik Mustafës deh pritet që të këtë ardhje edhe prej parlamentit”, ka thënë ajo.

Kështu është aluduar edhe në ndonjë anëtarësim të Ukë Rugovës (deputet i Listës Rugova në Kuvend), djalin e presidentit historik të kësaj partie, Ibrahim Rugova.

Sahatçiu ka thënë se LDK është e hapur edhe për Ukën dhe të gjithë të tjerët që dëshirojnë të aderojnë në këtë parti.

“Ardhja në LDK nuk është një Pazar por është një mundësi që të bëjmë një forcë të madhe për të ecur përpara me processe”.

E pyetur për ardhjen e mundshme që janë përfolur si Lumir Abdixhiku, ilir Deda, Bardhyl Meta dhe Astrit Gashi.

“Nëse thoni që a kemi komunikim me ta, atëherë mund të them se kemi komunikim me ta por ne ende nuk kemi folur me ata se a do të jenë pjesë e LDK-së, por nuk mund të flas me emër së cilës janë. Po LDK është hapur për të gjithë njerëzit pavarësisht moshës për të ardhur në LDK ata që kanë qenë dhe ata që nuk kanë qenë në parti më parë”, ka thënë Sahatçiu.

Lini një koment