Kalo te lënda

Bombë në diskotekën ‘Exlusive’ në veri

mitrovica-e-veriut-Një bombë ka shpërthyer para pak minutash në diskotekën ‘Exlusive’ që ndodhet në rrugën ‘Sutjeska’ në veri të Mitrovicës, por nuk ka të lënduar në njerëz, bëjnë të ditur burime të Kosovapress-it.
Sipas këtyre burimeve, diskoteka ka filluar punën të hënën, ndërsa pronar është Aleksandar Rakiqeviq i njohur si Aca.
Mësohet se nga shpërthimi përveç dëmeve të konsiderueshme brenda lokalit, janë dëmtuar edhe disa automjete që kanë qenë të parkuara afër.
Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe është duke zhvilluar hetimet.

Lini një koment