Kalo te lënda

Refuzohet kërkesa e Vulinit për të vizituar Gjakovën

rtklive10520601201449(E plotësuar) Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka marrë vendim për të refuzuar vizitën e Vulin në Komunën e Gjakovës. Ministria e Punëve të Brendshme siguron gjithë qytetarët e vendit se çdo vendim për lejimin apo mos lejimin e vizitave të tilla merret me përgjegjësi shtetërore dhe institucionale, duke respektuar legjislacionin në fuçi dhe në përputhje me interesat e qytetarëve të vendit.

“Me qëllim të sqarimit te opinionit lidhur me kërkesën e Aleksander Vulinit për të vizituar Republikën e Kosovës, përkatësisht komunat e Pejës, Gjakovës, Mitrovicës dhe Graqanicës,

“Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, më datë 3 janar ka marrë vendim për të refuzuar vizitën e Vulin në komunën e Gjakovës, e paraparë për datë 6 dhe 7 janar. Për më tepër po bashkëngjisim letrën e ministrit Rexhepi drejtuar shefit të Zyrës së BE-së në Kosovës, z. Samuel Zbogar.

Ministria e Punëve të Brendshme siguron gjithë qytetarët e vendit se çdo vendim për lejimin apo mos lejimin e vizitave të tilla merret me përgjegjësi shtetërore dhe institucionale, duke respektuar legjislacionin në fuçi dhe në përputhje me interesat e qytetarëve të vendit. Në këtë drejtim, Ministria e Punëve të Brendshme fton autoritetet komunale në Gjakovë të mos krijojnë shqetësime dhe brenga për qytetarët, para se të njihen me realitetin dhe realiteti është se z.Vulin, i është refuzuar kërkesa dhe nuk do të lejohet të vizitojë komunën e Gjakovës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

A do ta vizitojë Vulin Gjakovën?

Vizita e paralajmëruar për në Gjakovë e Ministrit serb pa portofol, Aleksandër Vulin është ndaluar, thuhet në rrjetin social Facebook të Komunës së Gjakovës. Por, zyrtarët e Policisë së Kosovës, theksojnë se për këtë vizitë tashmë është dhënë leja nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës.

“Pas angazhimit të Kryetarës së Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, i ndalohet vizita e paralajmëruar në Gjakovë ministrit serb pa protofol Vulin”, thuhet Facebook.

Kurse, Policia e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe qetësisë gjatë festës së Krishtlindjes Ortodokse. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Major Baki Kelani tha se në planin operativ të Policisë së Kosovës për festat në javën e ndërrimit të moteve, ka paraparë edhe garantimin e rendit për festën e Krishtlindjes Ortodokse.

Në këtë kuadër janë marrë edhe masat për sigurinë gjatë vizitave të zyrtarëve të Serbisë në Kosovë për këtë festë. Kelani tha se deri më tani vizitë ka paralajmëruar vetëm Ministri pa portofol në Qeverinë e Serbisë, Aleksander Vulin. Leja për vizitë, atij i është miratuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës.

“Kemi tani vetëm të lajmëruar vizitën e Aleksandër Vulin. Leja i është miratuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës. Policia e Kosovës në bazë të procedurave të saj do të bëjë përcjelljen e eskortes se tij. Ne kemi marrë të gjitha masat policore dhe do të jemi prezent aty ku kërkohet”, theksoi Kelani, për Radio Kosovën.

Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar ndaj vizitës së paralajmëruar të ministrit serb, Aleksander Vulin, në Gjakovë për Krishtlindjen ortodokse. Kusari-Lila, përmes një reagimi publik në rrjetin socialë ‘Facebook’, ka thënë se para se Vulin të shkelë në territorin e Gajakovës, le të ndalet e të mendojë mirë, pasi po shkelë në një prej komunave më të lënduara nga lufta dhe masakrat.

Kryetarja e Gjakovës ia ka përkujtuar ministrit serb të bëmat e shtetit të tij ndaj popullatës civile kosovare gjatë luftës së vitit 1998, si dhe ekspozitën e fundit të familjes Bogujevci që mbajtur në Beograd. “Nga viti 1998 e deri tek masakrat e vitit 1999 shumë familje gjakovare përjetuan terrorin e familjes Bogujevci të cilin ju tani e patë në Beograd”, ka shkruar Mimoza Kusari-Lila.

Në fund, ajo ka kërkuar nga ministri serb që të mos lodhet fare që ta realizojë këtë vizitë, pasi që askush nuk e trazon kishën, ndërsa, siç u shpreh ajo, “ardhja jote do të ndikojë keq edhe në qetësinë e kishës ortodokse”.

Lini një koment