Kalo te lënda

Klinaku: Kosova rrezikohet nga laikët, jo nga islamistët

klinaku-kosova-rrezikohet-nga-laik-euml-t-jo-nga-islamist-euml-t_hdShqiptarët myslimanë janë krenarë dhe janë meritorë për krijimin e ambientit tolerant dhe raportin e mirë ndërfetar. Ekstremistët laikë janë të rrezikshëm dhe ata e kanë sjell shoqërinë në këtë gjendje të polarizimeve, shkruan në profilin e tij në Facebook, nënkryetari i Partisë së Drejtësisë, Abdullah Klinaku.

“Përderisa kërkohet rregullimi i statusit juridik të Bashkësisë Islame të Kosovës, lënda e mësim besimit në shkolla, lejimi i të drejtës së shkollimit të mesëm për vajzat me shami dhe e drejta për punësim për vajzat me shami, kundër islamistët reagojnë aq ashpër, aq janë ekstremistë dhe aq janë fyes sa që të nxisin edhe me zor të reagosh. Pasi reagon, akuzohesh për ekstremist dhe për nxitës në përçarje ndër fetare”, ka pohuar ai.

Klinaku që njëherësh është edhe këshilltar ligjor i ministrit të Shëndetësisë Ferid Aganit, konsideron se islami asnjëherë nuk ka qenë rrezik për shqiptarët, por komunizmi dhe ambiciet e sëmura politike të partive anti-islamike dhe sllavët gjenocidial.

“Të tillët mos të harrojnë, se në shqiptari islami asnjëher nuk ka qenë rrezik, rrezik dhe pasoja negative deri me mijëra të vrarë ka shkaktuar komunizmi, ambiciet e sëmura politike të partive anti-islamike dhe sllavët gjenocidial”, ka shtuar ai.

Madje, ai konsideron se myslimanët janë më meritorët për krijimin e ambientit tolerant ndërfetar.

“Shqiptarët myslimanë janë krenarë dhe janë meritorë për krijimin e ambientit tolerant dhe raportin e mirë ndërfetar. Ekstremistët laik janë të rrezikshëm dhe ata e kanë sjell shoqërinë në këtë gjendje të polarizimeve”, shkruan Klinaku në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/

Lini një koment