Kimin ska kush që e ndal (foto)
Ylli i reality show Kim Kardashian ka treguar rezultatet më të reja të punës së saj për të rikthyer format perfekte. Në rrjetin social Instagram, ajo ka postuar disa fotografi me të cilat ka përshëndetur fansat. Në foto janë fokusuar të pasmet e saj bombastike, të cilat janë rikthyer sërish në formë.
Por duket se ajo nuk e ka ndërmend të ndalet me ekspozimin e trupit të saj, pasi të dielën teksa po dilte nga makina e saj, ajo rrezikoi të tregonte më shumë se që duhet.
E veshur me pallto por me dekoltenë e hapur që gati sa nuk i nxorri jashtë gjoksin, Kim u dha material të bollshëm paparacëve.

