Eva, ‘Femra e Vitit’
Eva_5709E veshur me asgjë tjetër, përveç një buze të bardhë, Eva Longoria, krenare paraqitet si ‘Femra e Vitit’, në ballinën e revistës “Maxim”, të muajit shkurt. Aktorja nuk njihet shumë vetëm për rolin e saj në filma, por edhe si producente dhe filantropiste. Longoria është një ikonë e komunitetit hispanik, me lansimin e Eva Longoria Foundation, paratë e të cilit shkojnë në edukimin dhe inspirimin e latinëve për t’u bërë të suksesshëm. 38 vjeçja së fundi ishte edhe në ballinën e revistës “Hispanic Executive”.