Kalo te lënda

Dyshime të tjera për varreza masive në Serbi

foto2014-a mund të rezultojë me gjetjen e mbetjeve të tjera mortore në territorin e Serbisë. Kjo pritet të ndodhë pasi autoritet kosovare do të insistojnë në ekzaminimin e disa lokacioneve të dyshimta për varreza masive.

KTV raporton se prioritet për këtë vit mbetet vazhdimi i gërmimeve në Rudnicë, aty ku u gjetën disa mbetje mortore. Megjithëse pala kosovare kishte bërë kërkesë që ekzaminimi i mbetjeve mortore të bëhej në Prishtinë, ai pritet të bëhet në Beograd, me praninë e ekspertëve kosovarë dhe atyre të EULEX-it.

Komisioni qeveritar për persona të pagjetur konfirmon se gjatë vitit mund të kërkohet rishqyrtimi i Batajnicës. Takimi i grupit punues për të zhdukurit do të mbahet në fillim të shkurtit në Prishtinë.

Ndërkohë, nga lufta e fundit në Kosovë, ende nuk dihet për fatin e më shumë se 1.700 personave.

Lini një koment