Kalo te lënda

Shqiptarët në Afrikë jetojnë në kushte skandaloze (Video)

04Disa ditë pas vdekjes së 41-vjeçarit, Ridvan Kate nga sëmundja e malaries, fakte të reja dalin në dritë mbi jetesën e vështirë që bëjnë shqiptarët në Guinenë Ekuatoriale. Ekskluzivisht për News24 dhe Balkanweb në video të filmuara nëpërmjet celularëve nga vetë punëtorët shqiptarë në vendin afrikan, tregohet rruga që përshkojnë çdo ditë, projektin për të cilin ata janë duke punuar. Shihet qartë dhe një hotel si dhe kushtet e këqija me të cilat përballen shqiptarët.

Në një prej videove tregohet mungesa e theksuar e higjienës, e cila komentohet dhe nga vetë personi që ka filmuar videon, ku midis pamjeve të papastërtisë së tualeteve tregon dhe sasinë e madhe të mushkonjave të malaries, të cilat gjenden në masë të madhe në çdo cep.

Shumica e atyre që kanë shkuar në Afrikë nuk janë rikthyer më për të punuar sërish, madje nuk mungojnë dhe rastet kur kontrata është lënë në mes nga punonjësit. Ndërkohë në Shqipëri kompania është denoncuar jo pak herë për dhunë dhe mashtrim.

Personat që kanë punuar në Afrikë kërkojnë që shteti shqiptar të kryejë hetim për këtë kompani dhe kushtet në të cilat punojnë shqiptarët në Guinenë Ekuatoriale. Punonjësit që kanë dorëzuar videon janë shprehur se janë duke u organizuar për të denoncuar me më shuam fakte këtë kompani. Kujtojmë që vetëm pak kohë më parë një prej ish-punonjësve ka denoncuar kompaninë në “News 24”.

Lini një koment