Vazhdojnë pritjet në kufi me Serbinë
Kolonat e gjata Lidhur të krijuara në dalje të pike kalimeve kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë, janë krijuar si rezultat i fluksit të madhe të automjeteve, por edhe i problemeve, procedurave qe aplikon pala serbe me plotësimin e formularëve hyrje- dalje gjatë kalimit kufitar, informon Policia e Kosovës.
Përmes një kumtese policia ka thënë se po vazhdon po vazhdon punën me intensitet të shtuar, duke shtuar edhe korsi shtesë të kontrollit kufitar me qellim të shmangies së pritjeve të gjata për qytetaret.
“Edhe për kundër angazhimeve të pandërprera të zyrtareve policor të Policisë së Kosovës, në pike kalimet kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhe vazhdojnë ende pritjet e gjata, edhe pse tani në pik kalimin kufitar Dheu i Bardhe pritjet janë shkurtuar deri në gjysme ore pritje. Njëkohësisht PK apelon tek qytetaret qe mundësisht të shfrytëzojnë edhe pike kalimet tjera kufitare, si atë në Mutivode dhe Muqibabe pasi qe atje kohëzgjatja e kontrollit kufitar është normale. Edhe ne këto pike kalime kufitare aplikohen-kalohet me dokumentacionet e njëjta si ne pikat tjera kufitare”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.