Valon Maloku në LDK?
Themeluesi i emisionit “1st Channel”, Valon Maloku ka paralajmëruar se viti 2014 do të jetë vit i kyçjes së tij në politikë.
Para disa dite gazeta “Bota sot” ka shkruar se ai do të jetë pjesë e reformave dhe ardhjeve të reja në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), Valoni nuk e ka mohuar këtë kalim por ka thënë se ka vendosur që të merret me politikë.
“Viti 2014 do të me gjen brenda në politikë. Qysh tash e kam agjendën politike cilës temë do ti përcaktohem, e cila do të jetë përfshirja e diasporës në vendimmarrje në Kosovë. Në këtë kyqje nuk do të jem vetëm por më plot miq”, ka thënë Maloku.
Valon Maloku njihet si kreatorë i emisionit “Përrallë me tupan”, “Vala Mala Show” si dhe është drejtor i televizionit në platformë digjitale “1st Channel”, ku është producent edhe i disa emisioneve në të.
Ai ka studiuar për Shkencat Politike dhe për Elektroteknikë, përderisa ka të kryer edhe në Vjenë të Austrisë programin akademik si ekspert i zgjedhjeve në terren, program që e ka kryer përmes OSBE.