Uka i përket LDK-së
Zogaj: Bukoshi antirugovist, se meriton as anëtarë i LDK-së të jetë
Duket se ende nuk është e gatshme për kthim në LDK, “Lista Rugova”, jo për ndonjë arsye mosmarrëveshjeje. Gjëja e parë që duket të jetë pengesë është se për kthimin e “Listës”, disa drejtues të saj mendojnë të kenë pozita të rëndësishme në krye të LDK-së. Më e pakta duket që kërkohet një vend prioritar për Ukë Rugovën, ndërsa janë paraqitur edhe egot e drejtuesve të “Listës”, që duan pozita cilësore në LDK. Vetë zyrtarët e LDK-së, pas shumë deklarimeve konfirmuese për kalimin në LDK të Listës Rugova, kanë thënë se tashmë presin vendimin për kthim ose jo. Por, familja Rugova, tërësisht ishte e pranishme në ceremoninë e 24 vjetorit të themelimit të LDK-së, të organizuar nga LDK-ja. Haki Rugova, nënkryetar i LDK-së, i pyetur nëse kjo parti është e gatshme tu ofrojë atyre pozita udhëheqëse, thotë se presin njëherë nëse ata do të kthehen, e më pas i diskutojnë atë çështje.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)