Serbia propozon Ambasada ballkanike nëpër botë
Ministria serbe e Punëve të Jashtme thotë se ka nisur negociatat me Shkupin, Podgoricën, Sarajevën dhe Lubjanën rreth mundësisë së themelimit të Ambasadave të përbashkëta në Afrikë, Azi dhe Amerikën Latine.
Ministria serbe e Punëve të Jashtme ka nisur negociatat me Shkupin, Podgoricën, Sarajevën dhe Lubjanën rreth mundësisë së themelimit të Ambasadave të përbashkëta në Afrikë, Azi dhe Amerikën Latine, raporton Sarajevo Times.
Ivan Mrkiq, ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë ka thënë se kjo masë do t’i zvogëlonte shpenzimet dhe do t’i bënte vendet e Ballkanit më të dukshme në shumë pjesë të botës.
Sipas tij, Serbia është shumë afër për të arritur marrëveshje të tilla me Maqedoninë dhe Malin e Zi.
Në planet e Serbisë nuk përmendet Kosova dhe misionet e saj diplomatike.
Mrkic tha se i ashtuquajturi “Model Skandinav” ka rezultuar i suksesshëm ndërsa përmendi shembullin e Tokios ku në një ndërtesë punojnë diplomatë të më shumë se 15 shteteve të Amerikës Latine.