Kalo te lënda

Politika e helmuar nga rrjetet mafioze

largea_kryesorja1388948328Vrasja e Tahir Zemës dhe të tjerëve u sabotuan nga e politika dhe drejtësia

Tashmë, është bërë e zakonshme që në përvjetorët e vrasjeve politike të shumë intelektualëve shqiptar të bëhet thirrje për drejtësi. Brenda trembëdhjetë viteve në Kosovë ndodhën shumë vrasje politike, ndërsa e atakuar ishte veçanërisht Lidhja Demokratike e Kosovës, anëtar të shquar të së cilës u vranë vetëm pse i takonin asaj edhe mendimit politik të saj. Për analistin Skënder Zogaj, vrasjet politike janë plaga më e rëndë që po e pengojnë zhvillimin e Kosovës,  ndërsa fajin kryesor për këtë e kanë organet e rendit të cilat nuk po funksionojnë. “Në fakt nuk guxojnë të funksionojnë sepse ato janë mjet i rrjeteve kriminale. Vet fakti se, me mija lëndë mbeten të mbyllura nëpër sirtarë sepse, prokuroritë dhe gjykatat janë urdhëruar që të heshtin, është dëshmia tragjike që tregon se, krimi  vazhdon të jetë më i fuqishëm se institucionet e vendit. Ndryshe nuk ka shpjegim”, shprehet Zogaj. Sipas tij politika është e infektuar nga rrjetet mafioze andaj edhe po e bënë të pamundur zbulimin e këtyre vrasjeve.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Lini një koment