Haradinaj: Ideali i Zahirit i jep kuptim lirisë sonë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga zyrtarë të tjerë të partisë, vizitoi sot memorialin kombëtar të UÇK-së, Zahir Pajaziti, në Orllan të Pudujevës.
Kryetari i AAK-së, Haradinaj, në Orllan u prit nga familjarë të heroit Zahir Pajaziti dhe nga bashkëvendës të tij, me të cilët bëri homazhe dhe vendosi lule mbi varrin e heroit, thuhet në njoftimin e AAK-së.
“Pavarësisht preokupimeve të përditshme të kohës në të cilën jetojmë, kujtimi për idealet dhe sakrificën e dëshmorëve të kombit i jep kuptim lirisë që ne gëzojmë sot. Ideali i Zahirit dhe dëshmorëve të kombit do të jetë përherë pjesë e vizionit tonë për Kosovën”, tha kryetari Haradinaj.