Angela “përshëndet” nga shtëpia
Angela Martini i ka përshëndetur të gjithë fansat e saj, me një fotografi të postuar në rrjetin social Facebook. Modelja shqiptare duket mjaft seksi në shtëpinë e saj në Zurich.
Pasi u zbavit në vende të ndryshme për festat e fundvitit, Angela Martini më në fund është kthyer në shtëpinë e saj në Zvicër, ku e shijoi këtë fundjavë.
Modelja shqiptare me famë botërore i ka përshëndetur të gjithë fansat e saj, me një fotografi të postuar në rrjetin social facebook, ku shihet me xhinse të shkurtëra, e vendosur në një pozitë mjaft provokuese.
“Finally at home Zurich but still working. Happy Sunday” (Më në fund në shtëpi në Zurich, por ende duke punuar. Fundjavë të këndshme), ka shkruar ajo.